Telenews

Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurtit i vjen një kundërpërgjigje

Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special i Departamentit për Krime Lufte kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e tij se “duhet të kemi më shumë prokurorë dhe më të mirë” dhe se ka pasivitet nga ana e tyre.

Morina ka thënë se nuk duhet të minimizohet puna që po bëhet në departamentin për krime lufte dhe se komentet e tilla nuk janë të mira për publikun dhe institucionet

“Ne punojmë për ditë, nuk është çështje që ne vetëm kur janë përvjetorët, ne duhet ta informojmë publikun. Nëse na përcillni ne punojmë vazhdimisht dhe kjo nuk ka të bëjë me pagën e prokurorëve, kjo është me vullnetin, me punën dhe profesionin që bëjmë ne që nuk është çështje e pagës prandaj nuk e di pse duhet të minimizohet i gjithë ky mund që po bëhet në këtë departament me një koment të atillë”, ka thënë Morina”, ka deklaruar Morina.

Sipas tij, nëse nuk janë adresuar çështjet 20 vjet më parë dhe tani të hidhet gjithë barra në këtë departament nuk është fer.

Morina ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar PSRK-ja ka ngritur 15 aktakuza ndaj 81 personave për krime lufte.

“Prokuroria Speciale vetëm gjatë vitit 2023 ka ngritur 15 aktakuza ndaj 81 personave”, ka theksuar Morina.

Ndërkaq, Morina ka njoftuar se për dhunë seksuale nga viti 2019 ka 77 raste, prej tyre për gjashtë raste janë ngritur aktakuza, 21 raste janë pushuar hetimet dhe 50 raste janë ende në punë.

Ai thotë se do të ngrihet një aktakuzë e re për krime lufte për një rast “Dhunimi” dhe se për këtë publiku do të njoftohet me kohë sapo të jetë e gatshme./RTV Dukagjini

source

Të ngajshme

25 vjetori i Masakrës së Tuzusit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

Haradinaj për Masakrën e Tusuzit: Dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm

Në pritje të hapjes së shkollës në Obrançë të Podujevës, prindërit kërkojnë transport për fëmijët