Telenews

Kritikat për projektligjin për KPM-në vazhdojnë, Qeverisë s’i bëhet vonë

Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave po kalon me radhë nëpër komisionet e Kuvendit, pas atij për Media që ia dha dritën e gjelbër.

Pavarsisht kritikave të shoqërisë civile e komenteve negative nga BE-ja për këtë projektligj, megjithatë puna për finalizimin e tij nuk po ndalet.

Por kritikën e saj nuk po e ndal as juristja për të drejtën e medias, Flutura Kusari, që thotë se nëse ky projektligj bëhet ligj, do t’i shkaktohet dëm i pariparueshëm lirisë së medias.

“Këshilli i Evropës ka japë kritika tepër të ashpra, për projektligjin e KPM-së dhe Kuvendi në vend që me i marr ato seriozisht, nuk e ka zbatu në shumicën e tyre, tash kemi një projektligj që nuk është në përputhje me standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kusari.

Xhemajl Rexha, i cili udhëheq Asociacionin e Gazetarëve thekson sërish problematikat e projektligjit.

“Kërkesat tona  nuk janë të jashtëzakonshme, pra ka të bëjë me faktin që nuk është koha e duhur dhe mënyra e duhur e propozuar nga qeveria për të kontrolluar kontentin e mediave online, kërkesë tjetër është që mos tu lejohet partive politike, dhe grupeve religjioze që të hapin kanalet e tyre. Asnjëherë e sidomos në kohë zgjedhjesh”, ka thënë Rexha.

Projektligji parasheh që numri i anëtarëve të KPM-së të rritet nga 7 në 11, çka shoqëria civile po e konsideron këtë si tendencë për shtrirje të ndikimit në një institucion të pavarur.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani