Telenews

Krizë në administratën publike, anulohen për 3 muaj tri konkurse në Ministrinë e Financave

kater-pyetje-per-hekuran-muratin-nga-flaka-surroi

Vetëm gjatë këtij muaji janë anuluar tri konkurse publike për pozita të larta drejtuese të hapura nga Ministria e Financave, pozita në institucionet shtetërore, duke lënë pa zgjidhje poste kyçe dhe duke thelluar krizën e menaxhimit në administratën publike.

Konkursi për Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Punës, Drejtor Ekzekutiv të Thesarit të Kosovës si dhe ai për Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë së Punësimit, janë shfuqizuar pas vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për shkak të shkeljeve ligjore në procedurat e rekrutimit dhe mungesës së kompetencës institucionale.

Sipas vendimeve, është konstatuar se konkurset janë shpallur dhe zhvilluar në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, përfshirë probleme në autoritetin që ka shpallur konkurset dhe në përbërjen e komisioneve vlerësuese, duke e bërë procesin të paligjshëm nga fillimi deri në fund.

Anulimi i këtyre konkurseve brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore po shihet si tregues serioz i keqmenaxhimit të administratës publike, ndërkohë që shumë institucione vazhdojnë të udhëhiqen nga ushtrues detyre, pa mandate të plota dhe pa stabilitet institucional.

Të ngajshme

Kryeqyteti sonte i ndez dritat e fundvitit

Valjeta Turkaj

KQZ njofton: 88% e fletëvotimeve të diasporës janë dorëzuar

Valjeta Turkaj

Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë

Valjeta Turkaj