Telenews

Krizën nuk e sollën qeveritë, thotë afaristi Jusaj (VIDEO)

Sipas vlerësimit të afaristit Shkelzen Jusaj, fajin për krizën ekonomike nuk e ka asnjëra qeveri.

Ai thotë se kjo gjendje ka ardhur për shkak të rrethanave të përgjithshme.

“Kriza në përgjithësi, ndoshta qeveria ka mundur ta lehtësojë me masa dhe politika të ndryshme. Por, kriza nuk ka ardhur për shkak të asnjë qeverisje, as këtu, as në rajon, dhe as në Evropë, por për shkak të rrethanava të përgjithshme”.

Jusaj në “DPT te Fidani”, deklaroi se problemi ka filluar nga pandemia, dhe se nuk ka pasuar gjithçka vetëm nga lufta.

“Nuk ka ardhur gjithçka vetëm nga lufta, problemi ka filluar nga pandemia. Në pandemi, u ndalë funksionimi i gjithë botës, u ndalë prodhimi, u hargjuan rezervat. Tash, prodhimi dhe ofertat nuk po mund të arrijnë kërkesat e menjëhershme të gjithë tregut në botë, dhe kjo ka bërë që të rriten të gjitha çmimet”.

 

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj