Telenews

Kroacia edhe zyrtarisht bëhet pjesë e Eurozonës dhe Schengenit

Kroacia edhe zyrtarisht është bërë pjesë e zonës Schengen dhe Eurozonës.
Vendi me gati 4 milionë banorë simbolikisht hoqi pikat e kontrollit duke i mundësuar qytetarëve të saj lëvizjen pa pasaporta.

Kroatët nga 1 janari do të jenë në mesin e 420 milionë njerëzve që brenda vendeve të BE-së që do të mund të punojnë në këto vende.

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinoviq, tha se përfundimisht u hapën dyert e afirmimit të identitetit evropian, shkruan AP.

“Ne hapëm dyert për Evropën pa kufij. Kjo shkon përtej eliminimit të kontrolleve kufitare, është afirmimi përfundimtar i identitetit tonë evropian”, tha Bozinoviq.

Ai nën shoqërimin e homologes së tij sllovene, Sanja Ajanoviq-Hovnik, shikoi për here të fundit ngritjen e laurave në kufirin e Breganës (kufiri Kroaci-Slloveni).

Tani Kroacia do të duhet të ushtrojë kontrolle të rrepta për fqinjët lindorë të cilët nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, si Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj