Telenews

Kroos zbulon se kush duhet të marr numrin 8 pas pensionimit të tij

 

 

Triumfi i Champions League ndaj Dortmundit, bëri që festa e madrilenëve mos të ndaloj as të dielën mbrëma deri në orët e vona.

Në festë morrën pjesë të gjithë lojtarët, ku shfrytëzuan edhe të flasin para fansave.

E njëri prej tyre ishte edhe Toni Kroos, në ceremoninë lamtumirëse me tifozët gjermani u shpreh i emocionuar.

Ai madje edhe e tregoi trashëgimtarin e numrit tetë tek skuadra e Real Madridit.

“Madrilenë ju dua shumë, këtë trofe jua premtova dhe e mbajta fjalën. Ju dua shumë të gjithëve, faleminderit për gjithçka. Kjo është shtëpia ime dhe kështu do të jetë gjithmonë. Kë doni që të veshë fanellën me numër tetë sezonin e ardhshëm?! Unë them ky djali këtu (duke iu drejtuar Valverdes), numri tetë është për të”, u shpre Kroos.

Kujtojmë se Toni Kroos do të pensionohet nga futbolli pasi të përfundoj Kampionatin Evropian me Gjermaninë, teksa me Realin e ka përmbyllur karrierën në mënyrë fantastike duke fituar titullin në La Liga dhe Champions League.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj