Telenews

KRU “Mitrovica”: Uji në Vushtrri nuk rekomandohet për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në komunën e Vushtrrisë që të mos e përdorin ujin  për pije.

Në një njoftim në Facebook,  KRU “Mitrovica” thotë se qytetarëve u rekomandohet që ujin ta përdorin vetëm për qëllime teknike dhe higjienike, jo për pije apo gatim,

“Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike).

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, shkruhet në njoftim.

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, ishte ndërprerë furnizimi me ujë që nga dje.

Të ngajshme

International Maarif Schools of Kosova hap paralele të reja për vitin shkollor 2025/26

Valjeta Turkaj

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë afër Fushë Kosovës: Kamioni humbi drejtimin dhe goditi katër automjete

Valjeta Turkaj

Festë e kthyer në zi – momenti kur demi godet për vdekje një banor lokal në Cadiz të Spanjës

Valjeta Turkaj