Telenews

Kryediplomati kroat: I rëndësishëm stabiliteti rajonal, mbështesim marrëveshje ku dy palët janë të kënaqura

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku  u prit nga homologia e tij, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai tha se fokusi i këtij takimi ishin marrëdhëniet bilaterale, por nuk arriti t’i shmangë dot edhe pyetjet tjera lidhur me situatën në Ballkan, dhe asaj midis Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi im sot këtu është vetëm përforcimi i marrëdhënieve bilaterale, forcimi i mbështetjes kroate, të Kroacisë, me ambiciet e Kosovës në anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe bisedat tona për këtë qëllim ishin se si mund të ndihmojë Kroacia edhe nëse e themi se Kroacia i ka arritur të gjitha politikat dhe qëllimet e politikës së jashtme dhe ato strategjike”.

Radmani tha se me rëndësi është stabiliteti rajonal në Ballkan, promovimi i këti stabiliteti dhe i dialogut brenda shteteve ballkanase.

“Çdo rezultat, çdo marrëveshje që është një rezultat i dakordimit, dhe Kroacia këtu vetëm mund ta mbeshtesë çdo qasje e cila ka për qëllim një marrëveshje ku të dyja palët kanë rezultuar me sukses, e që nënkupton se janë të kënaqura, andaj unë do ta lë me kaq”.

Radmani tha se edhe modeli i kroat i asociacionit mund të merret si shembull nga Kosova, duke përmendur respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Mirëpo ai tha se mund të shfrytëzohen modele të ndryshme të suksesshme por varet se sa janë të zbatueshme nga sistemi në sistem.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj