Telenews

KRYEDIPLOMATI MAQEDONAS REAGON PËR SULMET NDAJ POLICISË SË KOSOVËS

Osmani ka dënuar sulmin ndaj policëve, teksa ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë stabilitetin e rajonit.
“I shqetësuar thellësisht nga raportimet për një sulm të armatosur ndaj policisë në Zubin Potok të Kosovës. Ne e dënojmë këtë sulm të dhunshëm dhe bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shkruar ai në një postim në Tëitter.
Ndërkaq, edhe sot një veturë e Policisë Kufitare ishte sulmuar. Rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime, që policia dyshon se janë mjete piroteknike.
Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

Të ngajshme

“Mos iu besoni postimeve” – hakohet faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit

Valjeta Turkaj

Deri më tani janë rinumëruar 11 kuti në Podujevë, Maqedonci humb afro 300 vota

Valjeta Turkaj

Këta janë deputetët, që humbën e fituan vota në PDK pas rinumrimit të votave

Erzana Fazliu