Telenews

Kryediplomatja austriake: Dialogu Kosovë-Serbi, çelësi për rrugën drejt BE-së

kryediplomatja-austriake:-dialogu-kosove-serbi,-celesi-per-rrugen-drejt-be-se

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë – Serbi dhe të ecin përpara me normalizimin e marrëdhënieve.

Në një postim në platformën X, ajo ka bërë të ditur se ka zhvilluar biseda me dy zyrtarë të lartë, Donika Gërvallën, ministre për Punët e Jashtme të Kosovës, dhe Marko Gjuriqin, ministrin e jashtëm serb.

Gjatë bisedës me Gërvallen, ajo ka theksuar mbështetjen e Austrisë për Kosovën dhe perspektivën e saj për në Bashkimin Evropian.

Ministrja austriake ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, pasi kjo është çelësi për rrugën e tyre drejt BE-së.

Në bisedën e saj me Gjuriqin, ajo ka shprehur mbështetje për rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe ka theksuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe nxitjen e një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndarjet në shoqëri.

Të ngajshme

Deklarata e Haradinajt, reagon Abdixhiku: Jeni mësuar që LDK t’ua bëjë politikën për qejf, lodheni kot, presioni po na forcon

KushtrimGuraj

Hamidi: Vetëvendosja nuk i ka votat për ta formuar Qeverinë, edhe po t’i marrë të gjitha minoritetet jo-serbe

KushtrimGuraj

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia jep detaje

KushtrimGuraj