Telenews

Kryediplomatja e BE-së viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka mbërritur sot në Kosovë, ku u prit nga Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Gërvalla përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Gërvallës vizita e Kallas vjen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën.

”Vizita e znj. Kallas vjen në një moment kur Republika e Kosovës është më e angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, në garantimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e qëndrueshëm të agjendës euroatlantike.Republika e Kosovës është një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar, një partnere e besueshme dhe një kontribuuese reale në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin tonë. Me vullnet të palëkundur politik dhe me mbështetje të gjerë qytetare, rruga jonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO është e qartë, e pakthyeshme dhe në përputhje të plotë me vlerat që na bashkojnë me aleatët tanë”, ka shkruar Gërvalla.

Kosova e sotme është Evropë, për nga veprimi, përkushtimi dhe në orientim të pandryshuar drejt një të ardhmeje të përbashkët euroatlantike, ka shtuar më tutje Gërvalla.

Të ngajshme

Vetaksidenti me biçikletë në Bërnic, Policia e konfirmon vdekjen e 15-vjeçarit

KushtrimGuraj

Zyrtari i VV-së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo

KushtrimGuraj

“Darkën e Lamës” që e organizoi Peci i kushtoi shtetit shtrenjtë, një duaj kasht u pagua 8 euro e 20 centë

KushtrimGuraj