Telenews

Kryediplomatja gjermane: “Kosova i takon Këshillit të Evropës”

 

 

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, është diskutuar sot edhe në Bundetagun gjerman.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalën e saj para deputetëve gjerman ka thënë se “Kosova si vendi më i ri në demokracinë evropiane, i takon Këshillit të Evropës”

“Mirënjohës për punën intensive të deputetëve gjerman. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Baerbock.

Ndërkaq, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha sot se zotimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e një draft-statuti të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese në fund të muajit maj, nuk “është hap konkret” për anëtarësimin e Kosovës në KiE në mbledhjen e 16 dhe 17 majit të Komitetit të Ministrave të KiE-së.

Të ngajshme

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Valjeta Turkaj

DW: Serbia rrit armatimin me sisteme nga Kina, Vuçiq përshkallëzon retorikën rajonale

Valjeta Turkaj

Ushtari francez vritet në një sulm me dron ndaj një baze në Irak, Macron reagon menjëherë

Valjeta Turkaj