Telenews

“Kryeministër hajvan”, Policia del në vendin ku u shkrua grafiti kundër Kurtit

“kryeminister-hajvan”,-policia-del-ne-vendin-ku-u-shkrua-grafiti-kunder-kurtit

Poloicia e Kosovës ka dalë në vendin te QKUK-ja ku është shfaqur një grafit me mbishkrimin “Kryeministër hajvan”.

Aty shihen dy vetura të Policisë teksa flasin me disa njerëz që shihen afër grafitit në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi për shkruarjen e këtij grafiti, por qën nuk dihet deri tani se kush e ka bërë.

Ky grafit ndaj kryeministrit në detyrë ndërlidhen me deklaratën e Kurtit i cili më 9 shkurt pasi shpalli fitoren nuk kurseu fyerjet ndaj partive opozitare, të cilët i quajti “hajvana”.

“Luftë hibride, me oligarkë që kërcënojnë punëtorë që japin pare pa hesap dhe me opozitë që bën marrëveshje edhe me dreqin kundër nesh. Por sërish kanë humbur dhe do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan të mirën as shtetit dhe as popullit. E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…e kanë marrë vesh sonte të gjithë ata. Ata e kanë mashtru vetëm veten e tyre”, tha Kurti më 9 shkurt. /Reporteri.net/.

 

 

 

The post “Kryeministër hajvan”, Policia del në vendin ku u shkrua grafiti kundër Kurtit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Merz thotë se Trump nuk brengoset për Evropën: Prioritet imi pavarësimi nga SHBA në fushën e mbrojtjes

Valjeta Turkaj

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, dyshohet për të plagosur

Hafize Elshani