Telenews

KRYEMINISTRI BULLGAR: MAQEDONIA E VERIUT NË BE, MË SË PAKU PËR 10 VJET

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, e sheh Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian për të paktën 10 vjet, kur, siç thotë, BE-ja do të garantojë të drejtat e bullgarëve në këtë vend.
Petkov tha për BTV se nëse ato garanci përfshihen në marrëveshjen evropiane për Maqedoninë e Veriut, Bullgaria nuk do t’i mbrojë më vete ato të drejta, por do të garantohet me marrëveshjen me BE.
Ai vlerësoi se heqja e vetos së Maqedonisë së Veriut në fillim të negociatave me BE-në, përkatësisht heqja apo jo, është mënyrë e gabuar e të menduarit.
Sipas Petkov, Maqedonia e Veriut do të jetë në BE më së shpejti për 10 vjet, sepse, siç vlerësoi ai, “ka shumë kapituj në rrugën e saj drejt Evropës”. Ai vuri në dukje se Bullgaria duhet të vendosë vetëm kushtet e veta, duke përmendur si shembull Kushtetutën përpara kapitullit të parë.
“Por ne mund të vendosim të gjitha kushtet që na duhen në këta kapituj të veçantë. Dhe kështu ne nuk do ta zgjidhim problemin që ekziston aktualisht brenda një ose dy javësh dhe do të kemi 10 vjet për të punuar së bashku për ta bërë Maqedoninë e Veriut një shtet të vërtetë evropian dhe për të mbrojtur plotësisht të gjitha të drejtat e bullgarëve që jetojnë atje. Pra, qasja duhet të jetë më e zgjuar”, tha Petkov.
Ai shtoi se janë të shumtë ata që përpiqen t’i lëkundin marrëdhëniet e mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por qeveria bullgare nuk do t’i nënshtrohet provokimeve të tilla, të cilat, siç thotë ai, i ka nga të dyja palët.
“Ne kemi një qëllim të përbashkët – ta bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend evropian, një fqinj të mirë. Së bashku mund të arrijmë rritje ekonomike dhe duhet të injorojmë të gjitha këto thirrje dhe provokime nacionaliste për të ecur përpara”, tha Petkov.
Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE që nga nëntori 2020, duke kërkuar që fillimisht të zgjidhen çështjet e diskutueshme historike dhe gjuhësore midis dy vendeve.

Të ngajshme

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani

Prokuroria deklarohet për vrasjen në Ferizaj, lëshohet urdhri për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë

Hafize Elshani