Telenews

KRYEMINISTRI DËNON MASAKRËN E RUSISË NË BUCHA

Ai duke folur për varret masive e shtëpi të djegura në këtë qytete ka thënë se këto janë skena të njohura nga regjimet gjenocidale.
“Varret masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale. Autorët e masakrës në Bucha duhet të sillen para drejtësisë dhe Rusia duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Në qytetin Bucha, në afërsi të Kievit, janë gjetur dhjetëra viktima civile pas tërheqjes së forcave ruse.
Kryebashkiaku Anatoly Fedoruk, ka thënë të shtunën për AFP-në se në këtë vend tashmë janë varrosur 280 njerëz në varre masive.
Këtë masakër e kanë dënuar shumë liderë shtetërorë.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, Rama thotë se Çekun s’e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Donat Hashani

Raporti i IPK-së trondit: Pa hetues, pa ekipe, pa reagim (VIDEO)

Donat Hashani