Telenews

Kryeministri grek shkon në Himarë me helikopter ushtarak

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur këtë mëngjes në jug të Shqipërisë, ai shkoi në Himarë me helikopter ushtarak.

Ai është pritur nga komuniteti m grek atje, nga Vangjel Dule dhe kreu i Omonia, Fredi Beleri.

Abc News raporton se përveç Dules, asnjë autoritet shqiptar s’ka qenë i pranishëm në ceremoninë e pritjes së kryeministrit grek. Në ceremoni nuk ka qenë i pranishëm as kryetari i Bashkisë së Himarës.

Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Agjenda e plotë:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”;
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”;
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon;
10:30 Nisja me makina drejt pedonales;
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve;
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve;
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”;
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit;
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore;
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit;
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë;
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit;
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit;
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan;
13:15 Nisja për në kishë;
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit;
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por vizita e tij u anulua për shkak të kushteve atmosferike. Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa tha se ka progres në çështjen e detit.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Çitaku: Pesë vitet e Kurtit në pushtet ishin izolim, varfërim e ikje masive të qytetarëve tanë

KushtrimGuraj

KEK nxjerr në ankand hirin dhe zgurën – vlerë mbi 3 milionë euro, fiton kush ofron çmimin më të lartë

KushtrimGuraj