Telenews

Kryeministri i Kanadasë: Nuk synojmë anëtarësimin në BE dhe s’heqim dorë nga sovraniteti

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka mirëpritur idenë e një afrimi të ri mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi që Kanadaja të bëhet vendi i parë me statusin e “anëtarit të asociuar” të BE-së.

Megjithatë, Carney bëri të qartë se Otava nuk synon anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe se çdo bashkëpunim i ri duhet të respektojë sovranitetin e Kanadasë, raporton Euronews.

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian, Carney e përshëndeti propozimin e von der Leyen, duke theksuar lidhjet e forta historike dhe politike mes Kanadasë dhe Evropës.

“Kanadaja nuk është në pozitë dhe nuk synon të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Prandaj, bëhet fjalë për një kornizë tjetër, të përshtatshme për një vend që ndan lidhje të thella me Evropën”, deklaroi ai.

I pyetur pas fjalimit nëse ishte dakord me termin “anëtar i asociuar”, Carney tha se përcaktimi i saktë i statusit i takon palës evropiane. Sipas tij, më e rëndësishme është përmbajtja dhe niveli i bashkëpunimit që do të ndërtohet.

Carney vendosi gjithashtu një kufi të qartë sa i përket sovranitetit të vendit.

“Ne kërkojmë partneritete që janë plotësuese dhe që e forcojnë sovranitetin tonë”, tha kryeministri kanadez.

Të ngajshme

Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, FSK zhvillon qitje me mortaja

Yllka Gashi

Afatet e paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Yllka Gashi

Si dukej 10-vjet më parë? Selena Gomez u përgjigjet fansave

Yllka Gashi