Telenews

Kryeministri i ri malazez takohet me von der Leyen, ky është deklarimi i saj

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, takimin e parë zyrtar pas zgjedhjes së qeverisë së 44-të është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Spajiq tha se detyra e qeverisë së re malazeze është përmbushja e premtimeve që u kanë bërë qytetarëve të Malit të Zi.

“Mali i Zi ka një qeveri evropiane dhe një shumicë të qëndrueshme politike që do të kontribuojë në mbylljen e kapitujve më të rëndësishëm të negociatave dhe për të përshpejtuar reformat e nevojshme”, tha Spajiq,

Kujtojmë se vizita e von der Leyen ka nisur në Maqedoni të Veriut, për të vazhduar në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe më pas do të vazhdojë për në Bosnje dhe Hercegovinë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Numërohen 60% e votave të diasporës në Prishtinë, prin Çeku

Valjeta Turkaj

Diamanti i pushtetit u shpëtua, por cilat bizhuteri të kurorës franceze kanë përfunduar në duart e grabitësve të Luvrit?

Valjeta Turkaj

Një person godet me brisk një tjetër në Malishevë, dërgohet në mbajtje

Valjeta Turkaj