Telenews

Kryeministri irlandez: Dialogu Kosovë-Serbi është jetik, s’dua të shoh skena të dhunës sikur në shtator

 

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pas një zhvillim të mëtejm.

Ai thekson se këtë vit është koha që të konsolidohet stabiliteti në Kosovë, derisa pohon se nuk duhet kthyer skenat e dhunës sikur ato të Banjskës.

“Kënaqësi që jam këtu në vizitën time të parë. Shpresoj ta vizitoj prapë. Unë e Kurti kishim takim shumë konstruktiv. Ishte mundësi të kuptojmë për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Disktuam për marrëdhëniet bilaterale që po thellohen më tutje. Jam krenar për kontributin që anëtarët e ushtrisë sonë e bëjnë këtu si pjesë të KFOR-it, dhe irlandezët si civilë që janë pjesë e EULEX.

Kurti dhe unë pajtohemi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Kosova po tregon zotimin ndaj vlerave evropiane. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pas një zhvillim të mëtejm. Mendoj se sivjet është viti, që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk du me pa kthim të skenave të dhunës që i pamë në shtator”, tha ai.

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu