Telenews

KRYEMINISTRI KURTI BËN THIRRJE PËR BASHKIM NGA STUDIMJA: KËTU JAM UNË DHE MEMLI KRASNIQI

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimore për masakrën në Studime, ku 23 vjet më parë u vranë 116 civilë shqiptarë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti e përmendi edhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, që ishte prezent po ashtu.

Duke bërë thirrje për bashkim në momente të tilla, Kurti tha se prandaj aty ishin ai dhe kryetari i PDK-së, si dhe deputetë e asamlistë të të gjitha partive politike.
“Në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, prandaj këtu jam edhe unë,  është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  janë edhe deputetët e asamblistët e të gjitha partive politike dhe së bashku duke përkujtuar martirët e dëshmorët, të shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi dhe angazhohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e vendit tonë, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që do të vijnë”, tha Kurti.
Kurti, sikurse edhe Krasniqi, theksuan mungesën e drejtësisë për viktimat.
“Në anën tjetër, luftëtarë të UÇK-së mbrojtëse, janë arrestuar, burgosur e dënuar dikur nga UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i e tash po mbahen në burg nga Gjykata Speciale. Por, ja ku ndodhemi, 23 vjet pas luftës, pa asnjë të dënuar për masakrën e Studimes”, tha kryeministri.

 

Të ngajshme

E pabesueshme: Arrestohet Naim Murseli bashkë me një person tjetër për vrasjen e gruas, Liridona Murselit

Donat Hashani

Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit për grabitjen në Suharekë (VIDEO)

Donat Hashani

Vazhdon bastisja e policisë argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua dje

Hafize Elshani