Telenews

Kryeministri Kurti emëron Sylejman Elshanin zëvendësministër të ri të Kulturës

Pas lirimit nga detyra, që ditë më parë iu bë Sejnur Veshallit, kryeministri Albin Kurti, tashmë ka emëruar Sylejman Elshanin, në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në dokumentin e vendimit, thuhet se Elshani, do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri, por dhe të tjera, transmeton Klankosova.tv.

Siç pati deklaruar ditë më parë, Sejnur Veshall, u shpreh se lidhur me shkarkimin e tij, kryeministri Albin Kurti i pati thënë se iu bë e padrejtë.

E sipas Veshall, shkarkimi i tij ndodhi meqë ai mbronte kryeministrin Albin Kurti por edhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.

Të ngajshme

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Rrezarta Ramaj

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj