Telenews

Kryeministri Kurti flet sot për takimin në Bruksel

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të flasë për takimin e tij të së enjtës që e kishte në Bruksel me presidnetin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu.

Lidhur me bisedimet e 18 gushtit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq një adresim e pati të dielën.

Pas takimit që pati me serbët e Kosovës, ai tha se pret që brenda 10 ditësh të arrihet një marrëveshje e pranueshme për targat dhe letërnjoftimet.

Të ngajshme

Shehu: Investimet strategjike në Kosovë e Shqipëri mund të tejkalojnë 10 miliardë dollarë

Yllka Gashi

Në sheshin e Podujevës vendosën flamujt e UÇK-së një ditë para protestës për Çlirimtarët

Yllka Gashi

LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim

Yllka Gashi