Telenews

Kryeministri Kurti: Fryerja e çmimit të vajit e qëllimshme dhe do të hetohet

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që rritja e çmimit të vajit është e paarsyeshme dhe e qëllimshme.
Gjatë një vizite në një fabrikë të vajit në Gjilan, Kurti tha se çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial.
Ai tha se çmimi identik i vajit në dyqanet anembanë Kosovës nuk është i rastësishëm.
“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Në markete në Kosovë, siç po na njoftojnë qytetarët dhe konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishme”.
Kurti tha se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.
“Aktualisht, çmimi i vajit në Kosovë është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren”.

Të ngajshme

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj

PDK me mesazh para seancës për Specialen: Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!

Rrezarta Ramaj