Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albini Kurti, ka mbërritur në Bratisllavë, kryeqytetin e Sllovakisë, të mërkurën.
Ai do të marrë pjesë në Forumin “GLOBSEC2023” në Bratisllavë.
Ndryshe, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se vizita e Kurtit në këtë forum ka qenë e planifikuar më parë.
Udhëtimi i Kurtit për vizitë zyrtare jashtë vendit vjen një ditë pas penalizimit të ShBA-së ndaj Kosovës për anulimin e pjesëmarrjes së saj në stërvitjet “Defender Europe 2023″, si dhe tensioneve në vazhdim në veri të vendit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë kërkuar qeverisë që t’i tërheq njësitë speciale të policisë nga katër komunat veriore. Megjithatë, Kurti po refuzon. Në një intervistë për CNN të martën, i pari i ekzekutivit theksoi se nuk do ta tërheq Njësinë Speciale.

