Telenews

KRYEMINISTRI KURTI KUJTON SULMIN ME EKSPLOZIV TEK ”TRE RROKAQEJT”: TË ZBULOHEN FAJTORËT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 10-vjetorin e sulmit me eksploziv te “Tre Rrokaqejt” në veri të Mitrovicës që ndodhi në banesën e familjes Haradinaj e ku mbeti i vrarë Selver Haradinaj dhe u plagosë gruaja dhe dy fëmijët e tij.
Kurti ka thënë se do të kërkojnë e do të angazhohen për drejtësi. Ai ka theksuar se autoritetet e prokurorisë dhe policisë e kanë mbështetjen që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve.
“U bënë 10 vite prej sulmit të tmerrshëm me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, në banesën e familjes Haradinaj. Ky sulm terrorist e vrau Selver Haradinajn dhe la të plagosur gruan e dy fëmijët e tij. Fajtorët nuk dihen. Organet e rendit qenë shprehur asokohe se sulmi mund të ketë edhe prapavijë etnike dhe mund të jetë kryer prej strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, trashëgimi e zgjatur e pasluftës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Sot ne e kujtojmë me dhimbje e pikëllim Selver Haradinajn, dhe kërkojmë e angazhohemi për drejtësi. Autoritetet e prokurorisë dhe të policisë kanë gjithë mbështetjen që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen, drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve. Kohët e fundit institucionet kanë arritur të zbulojnë autorët e disa krimeve të kësaj natyre. Prandaj kemi shpresë e besim që do të vihen para drejtësisë edhe vrasësi apo vrasësit e Selver Haradinajt. Përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve Kosovën do ta bëjmë vend demokratik e prosperues ku të gjithë qytetarët jetojnë e punojnë të sigurt pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale”, ka shkruar Kurti.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani