Telenews

Kryeministri Kurti përkujton martirët e Paklekut të ri të Drenasit dhe Studimes së Vushtrrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kujton martirët e Paklekut të ri të Drenasit dhe Studimes së Vushtrrisë, ku 25 vite më parë forcat e armatosura të Serbisë, vranë dhe zhdukën me forcë disa civilë shqiptarë në Paklek të ri.

Kryeministri Kurti tha se trupi i Kosovës është mbushur me plagë, të cilat për t’u shëruar duhet drejtësi, shkruan gazeta online Telenews.al

“Trupi i Kosovës i gjithi është i mbushur me plagë, të cilat për t´u shëruar kanë nevojë për drejtësi. Drejtësia është i vetmi ilaç. Është themeli i qëndrueshëm për paqe”, shkroi Kryeministri.

Tutje, Kurti ka thënë se këto masakra, vrasje e zhdukje me forcë, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

“Këto masakra, vrasje e zhdukje me forcë, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”. \Telenews.al

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Të ngajshme

Ola e Adioni “shkrin” zemrat e ndjekësve, ndajnë momente romantike

Rrezarta Ramaj

Nga Madridi në Prishtinë: Katy Perry e vendos “Sunny Hill”-in në hartën e turneut evropian 2026

Rrezarta Ramaj

Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

Rrezarta Ramaj