Telenews

KRYEMINISTRI KURTI: SERBIA TË DISTANCOHET NGA SULMET E DHUNSHME TERRORISTE NDAJ POLICISË SË KOSOVËS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, për çka ka thënë se si i tillë, është verifikuar të ketë ardhur nga territori i Serbisë.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë.
“Dje dhe sot më herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ketë ardhur nga territori i Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të dënojë sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës.
“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na ndalojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë. I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve policë të sulmuar ishin serbë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Zemaj thotë se LDK është “absolutisht” e gatshme për zgjedhje

KushtrimGuraj

Rusia i pranon gabimet gjatë mobilizimit të rezervistëve

KushtrimGuraj

“E kanë kallë Kosovën për pushtet”, gazetari Ridvan Berisha përplaset keq, autori e ndërpret emisionin

KushtrimGuraj