Telenews

Kryeministri Kurti sot udhëton jashtë vendit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Greqi këtë të martë.

Ai, njofton Zyra e Kryeministrit, do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?’’.

Siç bëhet e ditur, gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale, por nuk është konfirmuar se për çfarë nivelesh bëhet fjalë.

Vizitat e Kurtit në Greqi kanë qenë të shpeshta, krahasuar me vendet tjera. Hera e fundit që ai ishte atje është gushti i këtij viti.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por për këtë pas shpeshtimit të vizitave dypalëshe, ka pasur paralajmërime se mund të ndodhë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika? –

KushtrimGuraj

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj