Telenews

Kryeministri Kurti takoi ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey. Në takim ishte prezent edhe Nicholas Abbott, ambasadori britanik në Kosovë.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë që të rritet edhe më tej bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, njofton Kryeministria.

“Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, teksa e uroi për kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla”, bën të ditur komunikata e ZKM-së.

“Ai e njoftoi ministrin Heappey me progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje të shënuar ekonomike si për nga rritja e GDP-së, po ashtu edhe e investimeve dhe rritjes së të hyrave”, thuhet tutje.

Ndërsa Ministri Heappey nënvizoi që Kosova është histori suksesi dhe se “duhet të punojmë së bashku për të promovuar progresin e arritur këtu”.

Të ngajshme

Dita e Europës, çfarë është 9 Maji dhe pse është e rëndësishme?

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 9 maj

Valjeta Turkaj

Komandant Remi i rikthehet garës për deputet me PDK-në

Blearta