Telenews

Kryeministri Kurti thotë se Kosova do ti strehojë 20 gazetarë ukrainas

Kryeministri i Rpublikës së Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar sot se Kosova do t’i strehojë 20 gazetarë nga Ukraina e cila është në luftë me Rusinë.
Kurti tha se këtë po e bëjnë në shenjë solidariteti me ukrainasit, të cilët po detyrohen të largohen nga shteti i tyre si shkak i pushtimit rus që po vazhdon.
“Në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) dhe Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medies (ECPMF), ne do t’u mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i ndajë 150 mijë euro për t’i paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për gjashtë muaj.

Të ngajshme

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi

Këta janë tre bashkatdhetarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani

Yllka Gashi

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Yllka Gashi