Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka arsyetuar eksportimin e energjisë elektrike, duke thënë se po eksportohet teprica e energjisë.
Ai theksoi se në orët pas mesnatës ka tepricë te prodhimit të energjisë elektrike dhe se kjo duhet të eksportohet.
“Eksportimi i energjisë që u tha për muajt janar dhe shkurt të vitit 2022 janë tre faktorë njëri prej të cilëve është keqkuptim. Dhe po ja filloi prej këtij. Faktori i parë është tranziti i energjisë. Tranziti i energjisë nuk është eksport. Kur energjia i shet energji Shqipërisë ose anasjelltas, kur Maqedonia e Veriut i shet energji Malit të Zi ose anasjelltas, ajo kalon nëpër Kosovë, hyn dhe del po ajo që del nuk është eksport. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e keqkuptojmë si eksport”.
“Ky është faktori i parë, janë edhe dy faktorë të tjerë. Faktori i dytë është që Ujmani, ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë. Ne i kemi gjetur ato kontrata, me 38 euro e shet një megavat për orë. Domëthënë ne i kemi gjetur ato kontrata, janë kontrata afatgjate të cilat i ka bërë Ujmani. Po, Ujmani eksporton sepse e ka obligim kontraktual shitjen e energjisë kaq lirë në një kohë krizës energjetike”.
“Faktori i tretë është teprica e energjisë sidomos në orët 3,4,5 pas mesnate. Vetëm mbrëmë po ju tregoi, realisht sot në mëngjes si ka qenë. Më falni po i bie dje në mëngjes. Në ora 3 prodhimin e kemi pasur 903 Më ndërkaq konsumin 864. Në ora 4 dje në mëngjes, e kemi pasur prodhimin 907 Më konsumin 822, pra më pak. Në ora 5 e kemi pasur prodhimin 905 Më, ndërkaq konsumin 809 e bile edhe në ora 6 e kemi pasur prodhimin 905 dhe konsumin 844”.
“Çka me i ba kësaj energjie? Me ja dhënë KOSTT-it? Për çka i nevojitet KOSTT-it? Pra, a e kuptoni? Përderisa piku në ora 23 ngelet e pambuluar, në orët pas mesnate dhe në orët e para të mëngjesit ne kemi tepricë. Dhe tepricës çka t’i bësh? Natyrisht që e eksporton”.