Telenews

Kryeministri Kurti tregon arsyen e vizitës në Leposaviq

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nisi me një vizitë në Leposaviq.

Rreth kësaj vizite, Kurti foli në mbledhjen e qeverisë duke treguar se në këtë komunë për dy ditë do të qëndrojë mamografi për t’iu mundësuar grave dhe vajzave kontrolle për kancerin e gjirit.

“Ishim bashkë në Leposaviq me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, meqenëse atje për dy ditë do të qëndrojë mamografi për t’iu mundësuar grave dhe vajzave në mënyrë që të bëhet sa më shumë ndërgjegjësimi për kancerine gjirit për parandalimin dhe diagnostikimin e tij”, tha Kurti.

Pas Leposaviqit, kryeministri tha se mamografi do të vazhdojë në komunën e Vitisë.

Ai poashtu bëri të ditur se në Leposaviq ka parë nga afër edhe një objekt për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të tij në maternitet që i plotëson nevojat e grave nga kjo komunë, njofton Klankosova.tv.

“Bashkë me ministrin Vitia pamë nga afër edhe një ndërtesë për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi në mënyrë që ato të mos kenë nevojë për të kaluar kufirin e për të udhëtuar me dhjetëra kilometra deri në Novi Pazar, e ku më pastaj po regjistrohen foshnjat si banorë të Serbisë”, tha kryeministri.

Të ngajshme

Kurti për deklaratat e Trump rreth Kosovës e Serbisë: S’i di planet e ShBA-së, s’kam informacione

KushtrimGuraj

Danimarka kap Kosovën “për veshi” për në BE (VIDEO)

KushtrimGuraj

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu