Telenews

KRYEMINISTRI KURTI TREGON SE ÇFARË KËRKOI NGA AUSTRIA PAS TAKIMIT ME KANCELARIN E TYRE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që i ka kërkuar kancelarit austriak, Karl Nehammer, që të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave.
Kurti gjatë konferencës për shtyp me Nehammerin, tha gjithashtu se Kosova duhet të përfitojë më shumë fonde nga BE-ja.
“Nga kancelari kërkova që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizimin e vizave në Këshillin Evropian, sepse ky është vendim i vonuar që po i dëmton jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset dhe ekonominë e Kosovës. Kosova duhet të përfitojë më shumë fonde nga BE-ja dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së”, ka thënë Kurti, përcjell Klankosova.tv.
Ai ka potencuar marrëdhëniet e mira të Kosovës me Austrinë, të cilat si të tilla do të vazhdojnë të mbesin edhe më tutje.
“Austria ishte rreze shprese gjatë okupimit dhe ndër shtetet e para që njohu dhe hapi ambasadën në vendin tonë. Biseduam për marrëdhëniet tradicionalisht të forta mes dy vendeve dhe mundësisë së thellimit të tyre. Jemi duke punuar për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe e sigurova kancelarin që Kosova vazhdon të mbetet aleat i besueshëm”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Valjeta Turkaj

Gjykata Supreme shfuqizon Rregulloren e Termokos-it për sistematizimin e vendeve të punës

Valjeta Turkaj

Osmani: Qëndroj dhe do të qëndroj shumë gjatë duke shërbyer në interes të Republikës së Kosovës

Valjeta Turkaj