Telenews

Kryeministri palestinez thotë se duhen pesë vjet dhe miliarda dollarë për të rindërtuar Gazën

Kryeministri palestinez Mohammad Mustafa në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, ka diskutuar hapat e nevojshëm për rindërtimin e Gazës.

Ai ka thënë se programi pesëvjeçar vlerësohet të kushtojë mbi 67 miliardë dollarë (49 miliardë paund),dhe do të mbulojë strehimin, shërbimet sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe qeverisjen, raporton BBC.

Mustafa thotë se pritet që partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë ta mbështesin atë, duke shtuar se Egjipti shpreson të thërrasë një “konferencë për rindërtimin e Gazës” në Kajro muajin e ardhshëm.

“Qeveria e Palestinës riafirmon se qeverisja efektive në Gaza është një shtyllë thelbësore e rimëkëmbjes dhe stabilitetit”, u tha Mustafa pjesëmarrësve.

Të ngajshme

Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Tahiri 50.04%, Peci 45.76%

Donat Hashani

Shkon në 67 mijë e 967 numri i të vrarëve në Gaza

Donat Hashani

Dogana ndalon dy çanta luksoze “Hermes” të padeklaruara në Vërmicë, me vlerë mbi 16 mijë euro

Valjeta Turkaj