Telenews

KRYEPARLAMENTARI KONJUFCA NDERON TË RËNËT NË SLLOVI: PA GJAKUN E TYRE NUK DO TA KISHIM LIRINË

Në vazhdën e vizitave e të nderimeve pranë memorialëve dhe varrezave të të rënëve nëpër vise të ndryshme të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë lapidarit të të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Konjufca, në bashkëbisedim me përfaqësuesin e këtij fshati dhe disa prej familjarëve të martirëve, ka thënë se në ditë si kjo, kujtojnë të gjithë ata që me gjakun e tyre siguruan lirinë e vendit.
“Lavdi gjakut të derdhur, sepse pa gjakun e tyre nuk do të vinte as liria e as pavarësia. Ata ranë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në Kosovën tonë të lirë”, tha kryetari Konjufca.
Më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Të ngajshme

Abdixhiku pas takimit me emisarët: Kurti s’ka gatishmëri për dakordim, Osmani të jetë më e zëshme në këtë moment kritik

Furtuna Zejnullahu

Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti e Osmani po krijojnë kriza

Donat Hashani

Osmani: Grupet kriminale që kryen sulme Veri duhet të ndëshkohen, zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën

Donat Hashani