Telenews

Kryeprokurori Gashi flet për punët prokuroriale dhe falënderon ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi është takuar sot me Drejtoreshën e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Tamara Graig, shefen e Seksionit Politik, Bridget Trazoff, dhe specialisten e Programeve të INL-së, Dafina Bardhi Rexhepin.

“Kryeprokurori Gashi fillimisht i njoftoi pjesëmarrëset në këtë takim lidhur me strukturën organizative të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet kjo prokurori, duke theksuar edhe mbështetjen e madhe që është dhënë përmes programeve të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në tejkalimin e këtyre vështirësive”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Në këtë takim, Gashi ka folur për angazhimin e institucionit të tij në efikasitet dhe transparencë në punën prokuroriale, dhe falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme.

“Gjatë këtij takimi, Kryeprokurorit Gashi theksoi angazhimin e institucionit që drejton në rritjen e efikasitetit dhe transparencës në punën prokuroriale, ndërsa përfaqësueset nga Departamenti Amerikan i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë nënvizuan arritjet ndër vite të sistemit prokurorial në maturimin institucional, ngritjen e standardeve profesionale dhe ngritjen e efikasitetit në ushtrimin e detyrave prokuroriale”.

“Në fund të takimit, Kryeprokurori Gashi falënderoi të pranishmet për vizitën në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë sistemit prokurorial në përgjithësi, dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë në veçanti”.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj