Telenews

Kryeprokurori i Shtetit jep detaje pas aksionit të sotëm ”Pika”, 18 të dyshuar mbeten në kërkim

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media ka njoftuar se sot janë arrestuar 50 persona në operacionin policor “Pika”, ku 48 prej tyre janë zyrtarë policor dhe një doganier.
Ai tha se hetimet lidhur me rastin kanë filluar që në maj te vitit të kaluar dhe nën hetim ishin gjithsej 68 persona.
Realisht puna me këtë aksion vijon ende ngase nga këta 68 persona, 18 prej tyre janë ende në arrati.
“Në momente të zbulimit të identiteve të kryerve të veprave penale kemi nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër 68 personave sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana. Ndërsa personat ndaj të cilëve është nxjerrë vendimi për vëzhgimin e tyre, disa janë në arrati; disa edhe nuk janë shtetas të Kosovës”, tha ai.
Tutje ai shtoi se Institucionet e Kosovë po bashkëpunojmë edhe me institucionet e Shqipërisë për të marrë informacione për personat që nuk janë shtetas kosovarë.
“Nga ata persona janë konfiskuar telefonat mobil të cilët i kanë poseduar të cilët do të na shërbejnë më vonë në procedurë penale”, shtoi ai.
Aleksandër Lumezi e ka konsideruar këtë aksion një sukses të madh të institucioneve zbatuese të ligjit.

Të ngajshme

Kurti publikon pamjet: Serbia provokoi sot në kufi, u larguan me shpejtësi kur panë që po i xhironim

Erzana Fazliu

“Dil pyeti qytetarët sa ka ndikuar rritja”: Reagime ndaj Hekuran Muratit për pagën mesatare

Erzana Fazliu

Serbia thotë se e ka ndaluar një ish-pjesëtar të UÇK-së në Horgosht

Erzana Fazliu