Telenews

Kryeshefi i IPK-së: Procesi i gradimit për rreshter të kthehet në pikën zero

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se pret që procesi i gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës të kthehet në pikën zero.

Këtë deklarim ai e bëri gjatë raportimit në Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Hodaj theksoi se në këtë konkurs nuk është plotësuar kriteri etnik.

“Si rezultat i këtij inspektimi kemi siguruar materiale që lidhen me procesin. Kemi ardhur në fazën që kemi hartuar një dokument me listën e te gjeturave. Siç e kemi cekur në dokument, kemi vënë në pah që në procesin e gradimit janë bërë disa lëshime. Kemi gjetur që nuk ka harmonizim të kohëzgjatjes dhe niveleve të gradimit për të fituar të drejtën për të aplikuar”, tha ai.

I pari i IPK-së shtoi se kanë dërguar tetë rekomandime në Policinë e Kosovës për rishikimin e Udhëzimit Administrativ për këtë gradim.

Ai tha se pret nga drejtori i Policisë së Kosovës që të sigurojë një proces me kredibilitet.

“Të gjeturat tona vejnë në pah që është cenuar kredibiliteti i procesit. Dhe ne presim qe procesi të kthehet në pikën zero”, shtoi ai.

Derisa më herët Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë anuluar konkursin e gradimit për rreshter.

Të ngajshme

Dështim pas dështimi, u bënë 18, a ka fund kjo punë?

Valjeta Turkaj

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Malishevë

Valjeta Turkaj

Enver Hoxhaj në Irak takohet me gjeneralin britanik: Mik i përhershëm i Kosovës

Valjeta Turkaj