Telenews

Kryeshefi i Trepçës pas takimit me Rizvanollin beson se pagat për minatorët do të dalin në këtë kohë

Pritja dy mujore e minatorëve të “Stan Tërgut” për t’i marrë pagat, mund të marrë fund javës që vjen.

Kështu të paktën ka paralajmëruar kryeshefi i Trepçës Bashkim Kurti, pas një takimi që ka zhvilluar të premten me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Kurti ka thënë se beson se në fillim të javës së ardhshme do të dalin pagat dhe se minatorët do t’i kthehen punës.

“Ne kemi takime të rregullta në baza ditore. Sot jemi takuar me ministren Rizvanolli dhe kryesuesin e bordit për sqarime shtesë dhe po besoj se në fillim të javës së ardhshme do dalin pagat dhe minatorët do t’i kthehen punës”, ka thënë Bashkim Kurti për Dukagjinin.

Dy ditë më parë, Qeveria përmes një reagimi është zotuar për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje, por duke theksuar se përkrahja financiare varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.

Të ngajshme

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj