Telenews

Kryesia e PDK-së: Komisioni Hetimor do të zbardhë çdo keqpërdorim gjatë krizës energjetike

Anëtarët e kryesisë së PDK-së e vlerësuan të drejtë dhe të domosdoshëm vendimin e Kuvendit të Kosovës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës së energjisë, që ishte propozim i Grupit Parlamentar të PDK-së, i mbështetur edhe nga deputetë të partive tjera të opozitës.
“PDK-ja, si lidere e opozitës, po luan rolin e saj demokratik në mbikëqyrjen e punës së qeverisë dhe puna e Komisionit Hetimor Parlamentar do të zbardhë çdo keqpërdorim dhe keqmenaxhim të qeverisë dhe institucioneve tjera gjatë krizës energjetike, ku qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të paguajnë faturat e energjisë me rritje të çmimit mbi 100 për qind”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktojë udhëheqësinë e përkohshme në degën e PDK-së në Istog, me kryetar Ali Nimanaj, si dhe në Obiliq, me kryetare Enisë Haliti, të cilët bashkë me anëtarët e rinj të kryesive të degëve përkatëse, kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat e degëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në PDK.

Të ngajshme

Deliu-Kodra: Asnjë deputet i PDK s’tha se ka pasur përpjekje nga VV për të marrë votën e tyre

Erzana Fazliu

Një i vdekur nga aksidenti në Bresje

Erzana Fazliu

Real Madridi i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për yllin e Juventusit

Erzana Fazliu