Telenews

Kryesindikalisti i Policisë thotë se janë të pakënaqur me koeficientin: Do të reagojmë

Me vlerën e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë, i cili për vitin 2023 do të jetë 105 euro dhe vitin e ardhshëm 110, policët e Kosovës do të paguhen 525 euro.

Me këtë është shprehur i pakënaqur kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, i cili tha se do të reagojnë.

“Koeficineti prej 105 euro, për Sindikatën e Policisë është i pakënaqur. Kemi shumë arsye pse është i pakënaqur për shkak se Ligji i Pagave, e kanë zvogëlu sipas Ligjit, rrezikshmërinë, që e kemi marrë shtesë si rrezikshmëri, kanë zvogëlu shtesat për fundjavë, festa dhe orë shtesë. Kështu që kur del me këtë rritje, mund të themi që kemi rritje të pagës bazë të policit, mirëpo në rast se rrezikshmëria hiqet, ajo është baraz me 0. Më koeficientin jemi të pakënaqur dhe sigurisht që do të reagojmë”, tha Zeqiri.

Sipas kreut të Sindikatës së PK-së, shumë shpejt pritet të mbahet takimi me këshillin drejtues dhe do të ketë koordinim edhe me sindikatat tjera.

“Ne do të koordinohemi, do të mbaj një takim me këshillin drejtues të Policisë së Kosovës, por do të koordinohemi edhe me sindikatat tjera. Takimi do të mbahet shumë shpejt, jo më larg se në javën e ardhshme”, tha Zeqiri.

Sipas llogaritjeve, drejtori i Policisë do marrë pagë mujore në vlerë të 1522.5 euro, polici 525,  polici i ri 472.5 dhe kadeti i Policisë do paguhet 210 euro në muaj.

Të ngajshme

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj

Drenica ia bën “bajat” futbollin Llapit, e deklason në Superligë

Rrezarta Ramaj

Sarah Berisha e konfirmon ndarjen nga DJ PM

Rrezarta Ramaj