Telenews

Kryetari i Bujanocit porosit Gjimshitin: Duhet ta mposhtësh Serbinë (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, e ka pritur të mërkurën në kabinetin e tij kapitenin e Kombëtares Shqiptare në futboll, Berat Gjimshiti.

Gjatë këtij takimi, Pajaziti, shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz që Gjimshiti i bën flamurit kuqezi, duke e cilësuar atë si shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës e më gjerë.

Pajaziti i dha një porosi të qartë për mbrojtësin e kombëtarës shqiptare dhe Atalantas:

“Duhet ta mposhtësh Serbinë,” ishte porosia që Pajaziti ia dha Gjimshitit.

Kapiteni i “Kuqezinjve” u përgjigj shkurt: “Me kismet.”

Kërkesa e të parit të Bujanocit, u përsërit edhe një herë pas insistimit të një prej të pranishmëve në sallë, ndërsa kapiteni kuqezi shtoi: “Do Zoti.”

Takimi vjen vetëm pak ditë para përballjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, si pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kjo ndeshje pritet me interes të jashtëzakonshëm në të gjithë hapësirat shqiptare dhe konsiderohet një nga sfidat më të ndjeshme dhe me peshë të veçantë për Kombëtaren.

Pajaziti e vlerësoi praninë e Gjimshitit në Bujanoc si një mesazh të fuqishëm bashkimi dhe motivimi, duke theksuar se sporti mbetet një urë e rëndësishme për forcimin e identitetit dhe krenarisë kombëtare.

 

Të ngajshme

Dy klube janë favorite për nënshkrimin e Modric, kroati do të zgjedhin midis dy më të mëdhenjve të të gjitha kohërave

KushtrimGuraj

Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më

Erzana Fazliu

Chelsea mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve pasi fitoi Ligën e Konferencës mes paralajmërimit të UEFA-s

Valjeta Turkaj