Telenews

Kryetari i GP të PDK-së: I shkuam Kurtit në takim edhe pas gjuhës fyese, e bëmë për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka thënë se PDK ka ofruar alternativa por ishte lëvizja Vetëvendosje ajo që nuk kishte as dëshirën e as vullnetin, duke theksuar se partisë në pushtet i mbizotëroi dëshira dhe etja për pushtet absolut.

Madje Tahiri përmend atë se pranuan të shkojnë në takime me kryeministrin Albin Kurti edhe përkundër ofendimeve që kishte bërë ndaj opozitës.

“Kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kemi marrë pjesë në takime me zotëri Kurtin dhe pse kjo nuk ka qenë e lehtë, sidomos pas gjuhës fyese që ai ka përdorur ndaj partive opozitare. Por kemi shkuar në ato takime sepse kemi menduar për Kosovën dhe jo për inate politike. Kemi mbështetur idenë e një kandidati konsensual nga familja Jashari. Nuk e kemi mbyllur mundësinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike. Madje në fund kemi ofruar edhe një marrëveshje të kufizuar vetëm për zgjedhjen e presidentit. Pra alternativa kishte nga ne si PDK. Zgjidhje kishte, mungoi vetëm vullneti politik i sinqertë i tyre. Ose thënë më saktë, në LVV mbizotëroi etja dhe dëshira për pushtet absolut. Dhe këtë nuk kemi mundur as ta pranojmë e as ta lejojmë, sepse dëmi që do t’i bëhej vendit ishte shumë i madh”, tha ai në konferencë për media.

Të ngajshme

Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Iran

Valjeta Turkaj

Mitrovicë V.: Mosmarrëveshja për qiranë çon në therjen e një personi – arrestohet një i dyshuar

Valjeta Turkaj

Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Valjeta Turkaj