Telenews

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë dorëzon kërkesë për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit

 

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka kërkuar hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Për këtë ai ka dorëzuar shkresë në Universitetin e Beogradit dhe Ministrinë e Arsimit të Serbisë.

Lutfiu ka thënë se ka kërkuar edhe takim.

Ai ka shtuar se hapja e kësaj dege përbën interes edhe për qytetet e rajonit të cilat janë afër Preshevës e që nuk e kanë këtë.

“Sot përmes një shkrese iu drejtova Universitetit të Beogradit-Fakultetit Filologjik, Katedrës së Albanologjisë, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë. Me kërkesë të njëjtë iu drejtova dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Përveç kësaj kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngajshme

Maqedonci me homologun turk, flet për blerje ushtarake e trajnime të përbashkëta

Donat Hashani

Rritje me 16% e çmimit të energjisë, ish-Ministri Çeku: Dështimi i ‘Kosova C’, e la Kosovën në pozitë të dobët në raport me nevojat energjetike

Donat Hashani

Pikëkalimi i përbashkët me Kosovën, Mickoski: Lehtësim i lëvizjes për qytetarët dhe ekonominë

Donat Hashani