Telenews

Kryetari i Malishevës nis veprime ligjore kundër dezinformatave në rrjete sociale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas, siç thotë ai, një fushate të orkestruar në rrjete sociale nga faqe jozyrtare dhe profile anonime me qëllime politike.

Ai tha se faqja “MalishevaPRESS.com” dhe disa profile falso në platforma të ndryshme po shpërndajnë shkrime, foto dhe video mashtruese, me qëllim që të ulin punën dhe rezultatet e Komunës së Malishevës.

Kastrati ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapa ligjorë për të ngritur padi ndaj kësaj faqeje dhe çdo profili apo faqe tjetër që, sipas tij, vazhdon të shpërndajë dezinformata.

“E vërteta nuk mund të fshihet me shpifje. Ne kemi realizuar projekte konkrete, kemi sjellë investime dhe kemi punuar me transparencë, dhe këtë e dinë më së miri qytetarët tanë që çdo ditë i shohin ndryshimet”, është shprehur Kastrati.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe faqeve publike të jenë të përgjegjshme dhe të mos bëhen, siç tha, vegël e mashtrimeve politike.

“Askush nuk mund ta dëmtojë punën tonë e as të njollosë të ardhmen e Malishevës me shpifje. Malisheva do të ecë përpara, pavarësisht pengesave”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

Ekskluzive | Këta janë dy kushërinjtë që u kapën me kallashnikov e pushkë gjuetie në Malishevë

KushtrimGuraj

Hasani: Shorti për nënkryetarët nuk mund të administrohet arbitrarisht nga kryetari i Kuvendit

KushtrimGuraj

Zelensky thotë se puna me partnerët mbi garancitë e sigurisë ‘duhet të përshpejtohet’

KushtrimGuraj