Telenews

Kryetari i partisë shpjegon pse Kurti shkarkoi zv.ministrin sot, thotë se Veshall ka dashur largimin e tij

Erghan Galushi, kryetari i LPRK-së, ka treguar në nëj status në Facebook se si erdhi deri në shkarkimin e Sejnur Veshall ka pozita e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit. Ky i fundit, pas shkarkimit tha se vendimi i shefit të Qeverisë erdhi pasi këtë kërkesë e kishte bërë partia të cilës i takon, raporton Gazeta Express.

Galushi në nëj status të gjatë, thotë se Veshall ka dashur vetë të largohet nga posti, për shkak të veprimeve të tij.

Ky është statusi i plotë:

SQARIM

Vendimmarrja e subjektit politik LPRK, për largimin nga detyra e zëvendësministrit të MKRS-së, z.Sejnur Veshall, ka qenë pikërisht për shkak të neglizhimit total për bashkëpunim me vetë kryesinë e partisë si dhe kryetarin e saj.

Në fakt, për një çështje të këtillë, u pata dorëhequr edhe vetë nga pozita e zëvendësministrit, në kohën kur kam përfaqësuar subjektin tjetër politik nga radhët e komunitetit rom. Pra, nuk kishte bashkëpunim.

Prandaj, një gjë të këtillë, nuk kam mundur ta toleroja në partinë ku vetë jam kryetar i saj, edhe pse pas shumë vërejtjeve që i kam bërë në drejtim të ish zëvendësministrit, z.Sejnur Veshall, por fatkeqësisht të gjitha rezultuan me neglizhim të plotë nga vetë ai, pothuajse pas çdo diskutimi që e kemi pasur tash e disa muaj!

Prandaj, lirisht mund të them se, z.Veshall vetë me veprimet e tij ka dashur largimin e tij!

U befasova me shkrimin e tij në rrjetin social FB që kinse për shkak të çështjeve personale e pasna kërkuar largimin e tij!

Asnjëherë!

Sejnurin, e njoh që nga fëmijeria, kur dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi çfarëdo inati personal. Po të ishte ashtu, kur dhe asnjëherë nuk  e kisha marr mundin ta delegoj për pozitën të cilën tashmë është shkarkuar.

Me marrjen e këtij vendimi, kryesia e subjektit politik LPRK, dhe unë si kryetar i saj, kurr dhe asnjëherë nuk kemi thënë qe ta largojmë nga partia në përgjithësi.

Çfarëdo vendimi i tij është i mirësardhur për subjektin tonë politik, LPRK.

Çfarëdo e thënë tjetër për largimin e tij në drejtim të subjektit politik LPRK, dhe meje si kryetar të saj, e them me përgjegjësi të plotë që ështe një dezinformat e madhe.

Për informimin tuaj, kushdo që do ta zëvëndësoj ish zv.ministrin e MKRS-së, z. Veshall, ju garantoj që do të jetë personi i cili po ashtu ka kontribuar më shumë se njëzet vite në promovimin e kulturës rome dhe jo vetëm.

Kultura, është rezistenca unike e komunitetit rom.

Do të ishte e dhimbshme që ajo të m’varët vetëm nga promovimi i një individi!

Me respekt,

Kryetar i Subjektit Politik – LPRK

Erxhan Galushi

Të ngajshme

“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës të LDK-së e Egzon Azemit të VV-së gjatë pauzës në Kuvend

Valjeta Turkaj

MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

Valjeta Turkaj

Rreshje të mëdha përmbytin 25 shtëpi në ishullin Poros, Greqi

Valjeta Turkaj