Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se nuk ka pasur propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë.
Ai tha se ditën e sotme punën e tij e ka kryer nga zyra për komunitete në fshatin Lipë të Zveçanit.
Peci tha se do të rikthehet në zyrën e kryetarit pasi që gjendja të stabilizohet.
“Nuk kemi pasur kësi lloj propozimi nga ambasada amerikane. Prej ambasadës kemi pasur propozim vetëm mos me u shkaktua ndonjë ekses, jo mos me u lajmërua (në objektet e komunës). Sot kemi vazhduar në Zyrën e Komuniteteve në fshatin Lipë në Komunën e Zveçanit, por jo në zyrën e kryetarit në objekt të komunës”, deklaroi Peci.
Peci shtoi se nuk do të shkojë në Komunë derisa të stabilizohet gjendja.