Telenews

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e komunës

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë punën në objektin e komunës në Zveçan.

Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës e ka nisur me drejtorët e drejtorive komunale, ka raportuar të hënën në mëngjes RTK-ja.

Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Zveçanit.

Kujtojmë se para pak ditësh në veri u mbajt një “referendum” për të shkarkuar katër kryetaret e komunave atje, duke përfshirë këtu edhe Pecin. Por, “referendumi” dështoi, kështu që Peci dhe kryetarët e tjerë do të vazhdojnë në pozitat e tyre, ndonëse ishin zgjedhur me një numër të vogël votash.

 

source

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj