Telenews

Kryetari i Zveçanit kundër zgjedhjeve përmes peticionit: Pse të na shkarkojë dikush tjetër?

Kryetarit i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, shprehet kundër nismës së Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave përmes nismës së peticionit. Thotë se preferon një marrëveshje ndrydhe, meqë nuk e sheh të arsyeshëm shkarkimin nga “dikush tjetër”.

Në një intervistë për KosovaPress, Peci shprehet optimist se do të dalë fitues në zgjedhjet e jashtëzakoshme që pritet të mbahen në katër komunat në veri të vendit.

Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e kryekomunarit nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se punët në përgjithësi janë duke shkuar mirë, derisa përmend mungesën e qasjes në buxhet si problemin kryesor, për të cilin, siç u shpreh, po ju krijon probleme të mëdha.

Ai thotë se mban takime me qytetarë serbë të komunës që e udhëheq.

Peci flet edhe për shkarkimin e nënkryetares së kësaj komune, Sllagjana Pantoviq. Tregon arsyet për të cilat sipas tij, është detyruar të marrë vendim për shkarkimin e saj.

I pari i Komunës së Zveçanit apelon qytetarët që të kenë besim në punën e tij.

Peci është kryekomunari i dytë që së bashku me atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, kryejnë detyrat nga ambientet alternative, ndërsa Lulëzim Hetemi që udhëheqë Leposaviqin, po qëndron brenda në komunë qe më shumë se dy muaj.

Dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është duke e zbatuar me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës janë reduktuar forcat policore në dhe për rreth objekteve komunale në komunat veriore. Ajo ka thënë po ashtu se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.

 

Të ngajshme

Policia e Kosovës kap 18 shtetas të huaj ilegalë në autobusin dy katësh Mitrovicë-Beograd

Valjeta Turkaj

Fluksi në pikat kufitare, vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Valjeta Turkaj

Hyri në një shtëpi nga dritarja dhe vodhi gjësende në vlerë mbi 100 mijë euro – ngrihet aktakuzë ndaj pejanit

Erzana Fazliu