Telenews

Kryetari Lladrovci pret në takim ministren Mimoza Kusari-Lila

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. Mimoza Kusari-Lila.

Në këtë takim u diskutua për intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunimit lidhur me çështjet e Parkut të Biznesit I dhe II.

Ministrja Kusari-Lila e njoftoi kryetarin për zhvillimet më të fundit në Parkun e Biznesit II, si dhe për politikat, standardet e reja dhe sfidat me të cilat po përballet realizimi i këtij projekti.

Nga ana e tij, kryetari Lladrovci theksoi sfidat e deritanishme, veçanërisht në inkasimin e qirave, menaxhimin dhe çështje të tjera relevante, duke shprehur gatishmërinë e Komunës së Drenasit për bashkëpunim të mëtejmë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe në të mirë të qytetarëve.

Pas takimit, kryetari Lladrovci i dhuroi ministres medaljone të punuara nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave. Më pas, ata zhvilluan edhe një vizitë në punishten e Parkut të Biznesit II.

https://www.facebook.com/share/p/18LdcetnRj/?mibextid=wwXIfr

Të ngajshme

KFOR rrit gatishmërinë në Kosovë – Forcat ndërkombëtare realizojnë stërvitje mjekësore në kushte simuluara

Blearta

Kërkim falja nuk është gjithmonë zgjidhje e mirë

Blearta

Abelard Tahiri viziton ish-presidentin në Hagë: Thaçi i fortë dhe krenar, shpresë për rikthim në liri

Blearta